Enrike lë jashtë Serxhio Ramos e Ansu Fati, Jakin e Van Gal…

Nëse te lista e Zvicrës trajneri Murat Jakin afroi vetëm Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin (duke lënë jashtë Andi Zeqirin e Bazelit) te lista e Spanjës, Luis Enrike lë jashtë një ikonë të madhe si Serxhio Ramos.

Mbrojtësi i PSG e ka mungesën e dytë pasi 36 vjeçari u desh të rekuperonte një dëmtim të zgjatur.

Për ndeshjet e Ligës së Kombëve trajneri iberik përpos kritikave të fundit nga shtypi spanjoll duket se ka vendosur të mos thërrasë edhe një xhevahir të së ardhmes si Ansu Fati. I rekuepruar dhe i përfshirë në listën e fundit të Ksavit te Barcelona. Jashtë dhe Markos Alonso.Prezantimi i Enrikes jo në zyrë por mbi biçikletë…

Lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simón, Robert Sánchez, David Raya.
Mbrojtës: Pau Torres, Jordi Alba, Gaya, Guillamón, Diego Llorente, Eric Garcia, Azpilicueta, Carvajal.
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Pedri, Koke, Gavi, Carlos Soler, Marcos Llorente.
Sulmues: Pablo Sarabia, Nico Williams, Marco Asensio, Álvaro Morata, Borja Iglesias, Yeremy Pino, Ferran Torres.

Edhe Holanda e Luis Van Gal, veç emrave tradicionalë me tre të rinj në listë. Janë ftesat për Nopert, Pasver dhe Tejlor./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!