Ballkani, kthimi mes peripecive ajërore

Paraqitja e mirë e Ballkanit të enjten në “Eden Arena” të Pragës teksa u mund 3-2 nga Slavia për Conference League, ka patur një fund jo dhe aq të këndshëm.

Me nisjen e fluturimit drejt Prishtinës, avioni me gjithë delegacionin e klubit nga Suhareka, ka pësuar një defekt jo të vogël.

Sipas mediave kosovare, një xham i krisur ka detyruar bordin e aeroplanit të rikthehet sërish drejt Pragës për tu ulur në mënyrë emergjente. E gjitha ka ndodhur pas afro 45 minutave fluturim.

Më tej, Ballkani dhe pjesa që shoqëronte skuadrën e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës u nis sërish sot në 08:30 nga Çekia për tu ulur në Prishtinë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!