Jehona/ ‘Uniforma Ime’ vlerësohet nga “tribuba”

’Uniforma ime’’, projekti madhor i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka në qendër mbështetjen e fëmijëve futbollistë e futbolliste në të gjithë Shqipërinë u prezantua përmes një eventi madhështor një natë më parë në stadiumin ‘Air Albania’, në praninë e mijëra gjyshërve, prindërve, e fëmijëve.

Një projekt madhështor që i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit mbi 1.5 milionë euro e falë të cilit, mbi 15 mijë fëmijë që luajnë futboll do të përfitojnë bazën materiale falas për ndeshje e stërvitje (uniforma e lojës, uniforma e stërvitjes, komplet tutash, fëshe kundra shiut dhe çantë).

Përpara nisjes së eventit lançues, fshf.org zhvilloi disa intervista me përfituesit direktë të këtij projekti që janë fëmijët e prindërit, të cilët ndanë vlerësimet e tyre për FSHF-në dhe treguan se ‘Uniforma ime’ ndikon në buxhetet e tyre familjare, si edhe ndihmon në rritjen e numrit të futbollistëve të vegjël.

E vlerësoj me notën 10 këtë iniciaticë të Federatës. Kam dy çuna qe luajnë futboll, njëri që luan me U-15 dhe tjetri me U-9 dhe të dy përfitojnë nga projekti. Faleminderit Federatës”– u shpreh një nga prindërit e dy djemve futbollistë që përfitojnë uniforma falas këtë edicion futbollistik.

Të pranishëm në këtë event madhështor që u organizua një ditë më parë në stadiumin “Air Albania”, veç fëmijëve e prindërve ishin edhe shumë gjyshër që shoqëronin nipërit e mbesat e tyre. “I falënderojmë që kanë ndërmarrë një nismë kaq të mirë dhe kaq të bukur për ata fëmijë që e kanë me shumë pasion futbollin por nuk kanë kushte dhe mundësi ta ndjekin, duke menduar që nga blerja e uniformës që vërtetë po ta blesh kushton shtrenjtë, duke e privuar fëmijën që të marrë pjesë në këtë lojë. Dhënia e uniformave falas nga Federata do të bëjë që të shtohet numri i fëmijëve të cilët janë të pasionuar pas futbollit”.

Ky projekt sigurisht që ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në buxhetet e familjeve shqiptare të fëmijëve që merren me sport. Këtë e konfirmon edhe një prej prindërve të pranishëm në lançimin e projektit ‘Uniforma ime’. ‘Na kursen të ardhurat tona, por është edhe një plus për vetë Federatën që tregon se ka vënë dorë në rininë dhe të ardhmen e futbollit. E falënderojmë vërtetë shumë për të gjithë këtë investim që po bën. I uroj edhe fëmijëve sa më shumë suksese dhe lart e më lart, të nderojnë flamurin tonë, edhe Federatën dhe të bëhen sa më shumë futbollistë shqiptarë nëpër botë.

Një nga futbollistët e Vllaznisë, përfitues i uniformës falas nga projekti realitet tashmë i FSHF-së, në një prononcim të shkurtër u shpreh: “Jam shumë i lumtur sepse na kanë dhënë këtë mundësi për të marrë falas uniformën, duke ndihmuar familjen nga ana ekonomike dhe shpresoj që FSHF të vazhdojë kështu sepse është një motivim shumë i mirë. Ky është futbolli falas, faleminderit FSHF!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!