Ish lojtari bardhezi: Alegri ka dhe një shans

Ish-Juve, i arrestuar për falsitet dhe prishje ankandi në 2017, rikthehet të flasë për situatën e Juventusit.

Antonelo Kuçuredu, ish-ikona e Juventusit, nuk i kurseu fjalët pas humbjes së bardhezinjve ndaj Benfikas të mërkurën në Champions (1-2). Ai foli për TuttoJuve.com si më poshtë:

“Isha i zhgënjyer në bilbilin e fundit. Duhet të rikuperohemi, Juve është Juve… Le të shtrëngojmë dhëmbët. Le të vazhdojmë, edhe nëse jemi pak gjendje të keqe. Tifozët sigurisht meritojnë një shpjegim, sepse edhe ata janë të zhgënjyer si lojtarët. Mos më pyet pse trajneri e largoi Milikun, përgjigjen duhet ta japë Alegri. Ai do të ketë pasur arsyet e tij”.

Në fund mendimi i tij për pozicionin e trajnerit: “Shpresoj të mos jetë në provë, shpresoj të ketë kohezion, duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin dhe të zgjidhim të gjitha problemet që ekzistojnë, ndryshe nuk do të vazhdojmë kurrë. Të dielën nuk ka alternativë, përndryshe klubi do të fillojë të ndërmarrë veprime serioze në këtë drejtim. Sepse nëse gjërat nuk shkojnë mirë, duhet një zgjidhje.”/Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!