Ballkani provon, Olainka e ndëshkon

Ballkan “luftëtar” në Conference League. Skuadra e Ilir Dajës mposhtet 3-2 nga Sllavia e Pragës, por nuk largohet nga Çekia pa lënë gjurmë.

Krasniqi kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 23′-të, por një gabim i Stivi Frashërit u dhuroi vendasve golin e barazimit. Më tej, sërish Ballkani në avantazh dhe sërish barazojnë çekët me Olainkën.

Gjithçka mbyllet në pjesën e parë me golin e Masopust që vlen 3 pikë për Sllavia Pragën, ndërsa Ballkani vijon të zhvillojë paraqitje pozitive në Grupin G. Sa i përket sfidës së radhës ndaj Sivaspor, Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion Thaqin e ndëshkuar me të kuq në minutat e fundit.

Sakaq, Fiorentina bën gjithçka keq në ndeshjen ndaj Bashaksehir të cilën e mbylli në disavantazhin e 3 golave dhe me një lojtar të ndëshkuar me të kuq. Nuk ndodh kështu me Uest Hem dhe Vijareal që kalojnë provat e dyta në grupe.

Rezultatet:

Grupi A
Istanbul Bashaksehir – Fiorentina 3-0
Riga FS – Hearts 0-2

Grupi B
FCSB (Steaua) – Anderleht 0-0
Silkeborg – Uest Hem 2-3

Grupi C
Hapoel Ber Sheva – Vijareal 1-2
Leh Poznan – Austria Vienë 4-1

Grupi D
Këln – Slovaçko 4-2
Partizan Beograd – Nicë 1-1

Grupi E
Apollon Limasol – Dnipro 1-3
AZ Alkmar – Vaduz 4-1

Grupi F
Djurgarden – Molde 3-2
Gent – Shamrok Rovers 3-0

Grupi G
Kluzh – Sivaspor 0-1
Slavia Pragë – Ballkani 3-2

Grupi H
Punik – Slovan Bratislava 2-0
Zhalgiris Vilna – Bazel 0-1/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!