Drita ‘zhdëp’ Gjilanin
Drita- Gjilan në derbine madh të Anamoravës i shkoi skuadrës së Ardijan Nuhiut. Takimi i luajtur pa tifozë ishte i gjithi spektakolar me Dritën që ia doli të fitojë thellë 4-1.
Ndërkohë po me gola të shumtë ndeshja në “Fadil Vokrri” ndërmjet prishtinës dhe malishevës. Shifrat përfundimtarë 4-2 për ekipin kryeqytetas të Ismet Munishit.
Ndeshja tjetër Llapi-Ballkani u shty për shkak të impenjimit të kampionëve të Ilir Dajës në Conference League faza e grupeve.
Pas shtatë javëve, Drita ndan kreun me Gjilanin por ekipi i Nuhiut ka një ndeshje më pak. nesër Trepçia’89-Ferizaj dhe Dukagjini-Drenica./Sportiim.al/