Kukësi/ Dobi, Pejiç, Shameti dhe Halili janë këtu

Pas Skënder Gegës, i larguari i radhës nga klubi i Kukësit është drejtori sportiv, Pero Pejiç.

39-vjeçari ishte i pezulluar zyrtarisht nga detyra që pas humbjes me Kastriotin por ‘Sportiim.al’, këmbëngul se Pejiç u “fshi” që pas takimit Kukësi-Tirana 1-1. Sot vetë kroati i ka dhënë lamtumirën verilindorëve me një postim ku shkruan:

“Është koha për të thënë Mirupafshim.
Ishte kënaqësi të punoja me ju.
Faleminderit Kukësit dhe Safet Gjicit që më dhanë mundësinë të punoja dhe të përmirësohesha në sfidën e re si drejtor sportiv dhe trajner.
Faleminderit për mbështetjen dhe respekt i madh për tifozët.
Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen.”

Sakaq, Kukësi duket se e ka gjetur drejtorin e ri sportiv që do të zëvendësojë kroatin. Ende nuk ka asnjë zyrtarizim nga blutë e veriut, por gjatë prezantimit të trajnerit të ri, Enkeleid Dobit, pranë tij ishte dhe ish-drejtori sportiv i Laçit, Naim Halili, i cili pritet të mbajë po këtë post te verilindorët.

Ndërkaq Kukësi zhvilloi seancën e parë me Dobin në timon. Klubi shkruan:

“Skuadra ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi. Pas prezantimit para mediave, skuadra ka zbritur në fushën e blertë për përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Partizanit.

Trajneri Dobi do të ndihmohet nga ish- kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti i cili do të ketë rolin e zv. trajnerit të ekipit. Ditët në vijim, do të kompletohet edhe pjesa tjetër e stafit teknik.” /S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!