Rikthehet ‘Batigol’, Leklerk pole në Monza

Me mbështetjen e mijrave fansave të Ferrarit dhe të një tifozi special si Gabriel Batistuta, Sharles Leklerk siguron ‘pole’ position’ në Monza për F1.

GP i Italisë në Monza do të jetë një tjetër fazë e betejës së pafund midis Ferrarit dhe Red Bull, ose më saktë mes Sharles Leklerk dhe Maks Verstapen.

Monegasku ishte fituesi në provat e sotme zyrtare teksa pas tij erdhi holandezi i Red Bull Verstapen. Megjithatë për shkak të penaliteteve nga FIA (ka modifikuar motorr) do të startojnë në vendin e shtatë.

Për Verstapen-in, ky është një rezultat pozitiv: “U afruam, zgjodhëm më shumë ngarkesë aerodinamike dhe ndoshta në xhiron e shpejtësisë nuk ishim më të mirët”.

Kampioni ecën: “Nesër mund të jemi të fortë, mund të argëtohemi siç kemi bërë deri më tani këtë fundjavë. Mendoj se do të jetë një betejë interesante, do të përpiqem të qëndroj larg problemëve dhe më pas të vazhdoj me garën time”, shpjegoi kampioni botëror në fuqi.

Sakaq ishin 9 pilotë që u penalizuan dhe nisja nesër pritet të jetë shumë më ndyshe nga sa u arrit në provat zyrtare. Kryeson Botërorin Verstapen me 310 pikë, ndjek Leklerk me 201. Gara zyrtare nis të dielën në orën 15:00/Sportiim.al/

Mbërritja:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!