Moshat me sponsor, Myrta: Që tani si profesionistë

Skuadrat e moshave EMV-Rinia pjesë e Zyrës Rajonale Tiranë bëhën me sponsor shtesë.

Veç mbështetjes së ofruar nga FSHF dhe vetë Zyra, ekipet e trajnerit Ermal Myrta të enjten në kompleksin stërvitor në Vaqarr, janë surprizuar nga baza materiale që servirën kompania Cara SH.P.K.

“Ishte një ditë madhështore” thotë trajneri Myrta. “Çdo kampion i EMV Rinia’ do të ketë disa uniforma të reja të dizenjuara e të dhuruara nga ‘Cara SH.P.K’. Kjo kompani do të jetë sponsori ynë së paku për një sezon.

Jo vetëm baza materiale por dhe udhetimet apo shpërblimet në aktivtete brenda e jashtë vendit do kenë firmën e kompanisë me president zotin Naim Cara.

Faleminderit shumë Cara Sh.P.K që mundesoi këto dhurata për djemtë e skuadrës tonë”, tha trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!