Barcelona gati të dërgojë në gjyq Atletikon

Tensionet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit janë rritur në këto orë të fundit dhe shkaku lidhet me situatën e Antoine Grizman.
Siç raorton Cadena SER, klubi blaugrana kërkon pagesën nga Colchoneros të 40 milionë eurove të vendosura në kontratë për blerjen e sulmuesit francez në vitin 2021.
Kushti për blerjen e kushtëzuar në fund të huazimit dyvjeçar ka përfunduar pasi është vera e fundit e tij me këtë status. Ndërkohë Grizman ka luajtur të paktën 50% të minutave ndërsa vitin e kaluar francezi mblodhi 81% të kohës ndeshje.
Një interpretim i marrëveshjes që nuk knaq aspak krerët e Barcelonës. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja, klubi Blaugrana ka gati procedurat e dërgimit në gjykatë të homologëve të Atletikos së Madridit./Sportiim.al/