Shuhet Mbretëresha, Premier League shtyn ndeshjet…
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, u shua sot në moshën 96-vjeçare. Me gjasë, kampionatet dhe të gjitha sportet në Britani të Madhe do të shtyhen.
Sipas të gjitha gjasave, Premier League nuk do të dalë në fushë këtë fundjavë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth në moshën 96-vjeçare.
Në Angli, do të ketë një periudhë zie prej 10 ditësh, deri në varrimin e Mbretëreshës së ndjerë, ku çdo ngjarje sportive do të shtyhet sipas protokollit.
Mungon ende konfirmimi zyrtar, por kampionati anglez do të ndalet për të respektuar humbjen e mbretëreshës. Super-ndeshja Mançester Siti-Totenham e paracaktuar për tu zhvilluar, do të shtyhet.