Poter te Çelsi, Kroft te ‘Pulëbardhat’

Graham Poter merr drejtimin e Çelsit, ndërsa te Brajton do të ulet Andrei Kroft, i katapultuar nga U23 në stolin e ekipit të parë të “Pulëbardhave”

Pas shkarkimit të Tomas Tuhel, Çelsi ka prezantuar sot trajnerin e ri. Do të jetë Graham Poter “timonieri” i ri i bluve të Londrës

Poter i bashkohet Çelsit me një kontratë 5-vjeçare pas 3 sezonesh të suksesshme me Brajton.

Anglezi ka drejtuar më parë skuadra në Suedi dhe Uells, ndërsa Çelsi është ekipi i dytë anglez që 47-vjeçari merr nën drejtim.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar të përfaqësoj Çelsin, këtë klub fantastik. Pres me padurim të takoj e punoj me grupin e lojtarëve për të ndërtuar një skuadër dhe një kulturë për të cilat tifozët të jenë krenarë.

Falënderoj gjithashtu ish-ekipin tim, Brajton, që më dha mundësinë të filloja një eksperiencë të re”, është shprehur Graham Poter i cili do të nisë menjëherë punën me skuadrën e Çelsit./S.Gjidiaj/

Foto poshtë (Twitter): Kroft trajneri i ri i Brajton.

Immagine


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!