Marselo, çfarë prezantimi në Greqi, Berisha bëhët “kangur”

Marselo:

Ish ylli i Real Madrid, braziliani 34 vjeçar Marselo, vendosi të nënshkruajë për një vit me Olimpiakos në kampionatin grek të futbollit. Prezantimi si në ëndërr. Një impian i mbushur dhe me ovacione të jashtëzakonshme për rekordmenin e trofeve te Los Blancos.

Mihajloviç:

Plani A i Bolonjës është të konfirmojë Sinisha Mihajloviç për dy ndeshjet e ardhshme ndërsa plani B është të përshpejtojë kohën e largimit.

Në Bolonjë do të jetë një ditë plot tension për të zgjedhur rrugën që do të ndiqet pas një fillimi zhgënjyes të sezonit. Ka dy emra në garë për stolin e rossoblù: Tiago Mota, i freskët nga përvoja e tij me Specian dhe De Zerbi, i kthyer nga Ukraina. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, sipas Corriere dello Sport.

Valon Berisha:

Mesfushori valon Berisha pasi ka luajturnë të gjithë europën (Viking, Salsburg, Lacio, Fortuna Duseldorf e Remis) ka nëshkruar në Australi me Melburn Siti me skuadrën e teknikut Kisnorbo.

Leard Sadriu:

Ish mbrojtësi i Skënderbeut Leard Sadriu, largohet nga Shkëndija Tetovë për te Mura në Slloveni. Njoftimin e ka bërë vetë klubi tetovar në rrjete.

Pritja e Marselos te Olimpiakos (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!