Kombëtarja e femrave mbyll me humbje

Kombëtarja e femrave mbyll eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” me një humbje “logjike”.
Grupi F: Norvegji-Shqipëri 5-0
Në sfidën e luajtur në stadiumin “Ullevaal” në Oslo, Kombëtarja kuqezi e femrave ka përmbyllur kualifikueset e Botërorit 2023 me dështimin e radhës. Në ndeshjen e fundit përballë kryesueses së Grupit F, Norvegjisë, Shqipëria u mposht me rezultatin e thellë 5-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi lojën me këtë formacion: Rexhepi, Berisha, Curraj, Maliqi, Gjini, Franja, Doçi, Krasniqi, Tukaj, Maksuti, Hamidi.
Kështu, kombëtarja jonë e mbyll në vendin e katërt në grup me 10 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje ku regjistron 3 fitore, 6 humbje dhe 1 barazim.
Kësisji Norvegjia merr biletën kualifikuse në Grupin F ndërsa Belgjika shkon në fazë play off. Polonia mbylli e treta. Vendi i katërt i takoi Shqipërisë. Mbyllin Kosova me 7 pikë ndërsa Armeina me zero pikë./S.Gjidiaj/