Verstapen, ‘pole’ në shtëpi

‘Rrotë më rrotë’ me Sharls Leklerk, piloti holandez fiton Pole Position me “fotofinish”

Vetëm 0,021s ndanë Verstapen nga Leklerk në një garë kualifikuese zyrtare të tensionuar. Piloti i Red Bull sigurisht që ka një shans kryesor për të fituar garën e tij të dytë në shtëpi – ndërsa Leklerk ka një shans për ta mërzitur atë dhe për të marrë fitoren e tij të parë që nga Austria.

Piloti Monegask më i shpejtë te sektor 1 dhe 3, ndërsa Verstapen eci më shpejt te sektori 2, vendimtar për arritjen si i parë në pole.

Në shtëpi, në pistën e Zandvoort, Maks i inkurajuar nga mijra tifozë pritet të jetë protagonist nesër në garën zyrtare për Çmimin e Madh të Holandës.

Para tifozëve të tij, ai dha kohën 1’10”342, duke qenë vetëm 21 të mijëtat më i shpejtë se piloti me makinën numër 16-të.

I treti u klasifikua ferraisti tjetër Karlos Sainz ndërsa në vendin e katërt i rendit Luis Hamilton me Mercedes.

Renditja grafike e provae zyrtare:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!