Sot/ Tri derbe magjikë në Milano, Liverpul dhe Gllasgou

  • Kampionatet elitare zbresin sot në fushë. Spikat derbi i Milanos, Milan – Inter dhe ai i Liverpulit, Everton- Liverpul. Tej tyre, po sot me start orën 13:30, derbi më sfidues në Europë; Selltik- Rejnxhers.

Kampionatet më të rëndësishme në Europë, pas ndeshjeve të mesjavës, rikthehen këtë fundjavë me supersfida të gjitha për t’u shijuar.

Hap siparin Premier League me derbin e Liverpulit ndërmjet Everton – Liverpul në 13:30. Më tej Çelsi po në derbi do të tentojë fitoren përballë Uest Hem ndërsa në 18:30, Aston Vila pret kampionët në fuqi, Mançester Sitin.

Në Spanjë do ketë “luftë” për kreun pasi Real Madrid gjen përballë Real Betis në 16:15 me andaluzianët që kanë 5 sezone pa humbur në ‘Bernabeu’. Në mbrëmje supersfida Sevilja – Barcelona prej orës 21:00.

Serie A luan sot derbin e madh të Milanos. Në 18:00 përballje titanësh në “Giuseppe Meazza”. Jo më pak të rëndësishme edhe Lacio – Napoli dhe Fiorentina – Juventus.

Kalendari i ditës së shtunë:

Premier League:
Everton – Liverpul 13:30
Brentford – Lids 16:00
Çelsi – Uest Hem 16:00
Njukasëll – Kristal Palasë 16:00
Notingam Forest – Burnemuth 16:00
Totenhem – Fullham 16:00
Uolves – Sauthempton 16:00
Aston Vila – Mançester Siti 18:30

La Liga:
Majorka – Xhirona 14:00
Real Madrid – Real Betis 16:15
Real Sociedad – Atletiko Madrid 18:30
Sevija – Barcelona 21:00

Serie A:
Fiorentina – Juventus 15:00
Milan – Inter 18:00
Lacio – Napoli 20:45

Bundesliga:

15:30

Leverkusen- Frajburg

Shtutgart- Shalke 04

Bokum- Verder

Union Berlin- Bajern Mynih

Volfsburg- Këln

Eintraht- Lajpcig (18:30)

Ligue 1:

Okser-Marsejë 17:00

Lion- Angers 19:00

Nantë- PSG 21:00 /Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!