Verstapen spektakolar në SPA

Piloti i Red Bull Maks Verstapen, fiton Çmimin e Madh në SPA të Belgjikës.

Maks Verstapen fiton GP-në e Belgjikës për garën e katërmbëdhjetë të Kampionatit Botëror F1. Piloti holandez i Red Bull-it, gjithnjë e më shumë lider në total, fiton përballë shokut të tij të skuadres Serxhio Perez dhe Ferrarit të Karlos Sainz. Rikthimi i Leklerk, i cili nisi i pesëmbëdhjeti pas Verstapen, përfundon me vendin e gjashtë, për shkak të një penalltie, pas Mercedesit të Rasell dhe Alpine të Alonsos.

Kësisjoi, Verstapen i nisur nga vendi i 14-të, në fund të një gare perfekte, shprehet i kënaqur dhe krenar për arritjen: “Xhiro e parë ishte e vështirë, por sapo doli Safety Car makina filloi të përgjigjej. Makina ishte super ndërsa kur dola në ballë të garës ishte e pabesueshme.”

“Ishte një fundjavë e vështirë për t’u imagjinuar, duam shumë të tjera të tilla. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në Zandvoort”, tha kampioni i botës.

Ndërkohë vendi i dytë i podiumit për Red Bull-in tjetër të Serxhio Perez.”Stati ishte i dobët për shkak të degradimit (makinave të shumta gjatë nisjes në kofuzion;red), por jam shumë i lumtur. Rezultati është super sepse është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Në fillim humba shumë pozicione dhe më pas rikuperova në kthesën 5. Xhiroja e parë ishte me të vërtetë plot tension.”

Kryesuesi i Botërorit mbretëron dhe i shkon shumë pranë titullit të dytë kampion me 284 pikë të grumbulluara.

Ai ndiqet nga shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez me 191 pikë, ndërsa Leklerk i renditur i 6-ti (u nis i 15-ti) zbret në vend të trete 186 pikë.

Sakaq pas Verstapen, Perez dhe Sainz, erdhen Rasëll, Alonso, Leklerk etj. Grafika poshte:/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!