Verstapen sheh kreun nga ‘fundi’

Verstapen shkëlqen në kualifikueset e çmimit të madh të Belgjikës por është Sainz ai që do të niset i pari në garën e nesërme.

Ai ishte më i shpejti në kualifikim, por për shkak të penalitetit nga drejtuesit e garës për ndërrim të motorrit, Maks Verstapen, piloti i Red Bull, do duhet të nisë nga rreshti i tetë.

Holandezi do të ketë pranë edhe ferraistin nga Principata e Monakos Sharls Leklerk. Edhe numri 16 i kokëkuqes i penalizuar më herët për motorr të ndërruar.

Maks thotë pas provave zyrtare; “Ishte një kualifikim fantastik, makina funksionon mirë dhe ne ia dolëm. Jemi optimistë për të përfituar sa më shumë prej saj “.

“Kam ruajtur një grup gomash për nesër që do t’i nis nga pas, jam shumë i lumtur sepse pista është e jashtëzakonshme. Duhet të rikuperojmë, me një makinë të tillë do të ishte turp të mos ngjiteshim në podium”, janë fjalët e super Max.

Sakaq koha e tretë e kualifikimit, por Serxhio Perez do të niset nga vendi i dytën. Meksikani duket se i dërgon një mesazh të qartë startuesit të Ferrarit Karlos Sainz:

“Vendi i dytë nuk është i keq, nëse e nis mirë dhe e ndjek Sainzin ndoshta do të arrij ta parakaloj. Jam optimist për nesër.Do të jetë e rëndësishme të fillojmë mirë dhe të bëjmë garën tonë, ky është çelësi i duhur për të fituar. tha piloti i Red Bull.

Kualifikueset e “Belgian Grand Prix” nisën 30 minuta me vonesë ndikuar nga disa probleme që u shfaqën gjatë provave të lira.

Verstapen, Leklerk, Norris, Okon, Guanju, Mik Shumaker dhe Botas nuk luftuan për “pole position” për shkak të penalizimëve. Nesër në 15:00 në garën zyrtare për ‘Çmimin eMadh të belgjikës do të nisen sipas paraqitjes grafike poshtë./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!