Ballkani mëson kalendarin e Grupit G

Gjithashtu klubi nga Suhareka ka njoftuar se ka nënshkruar për dy sezone me mbrojtësin Leotrim Bekteshi.

Pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës, Ballkani (në grup me Kluzh, Sivaspor dhe Sllavia Pragë) do të nisë aventurën e radhës, garën për të zënë njërin nga dy vendet që të bëjnë të dalësh nga grupi. Paçka se mundësitë janë realisht minimale.

Skuadra kosovare sot ka mësuar edhe orarin e përballjeve të këtij grupi e që do të nis më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me sfidën kundër rumunëve të Kluzh

Një javë më vonë, më 15 shtator kampioni i Kosovës udhëton drejtë Pragës për t’u përballur me Sllavian, ndërsa me 6 dhe 13 tetor zhvillohen dy përballjet me Sivaspor. Grupi mbyllet me 3 nëntor teksa skuadra e Ilir Dajës do të luajë në transfertë me Kluzh /Foto: F. Hazisllari; Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!