Ndalet Gjilani, Malisheva kalon Ferizajn

Në javën e tretë të Superligës së Kosovës u luajtën dy nga tri takime të parashikuara në kalendar.

Kështu, kryesusi i dy javëve të para Gjilani u ndal sot në Skënderaj nga Drenica ndërsa dueli mes tyre prodhoi shifrat 0-0. Vendasëve iu anulua një penallti nga VAR ndërkohë që të dyja skuadrat regjistruan nga një karton të kuq.

Ndeshja në “Liman Gegaj” , Malisheva- Ferizaj ndryshe nga dueli tjetër i ditës dha rezultatin teknik 3-1 për ekipin e trajnerit Arsim Thaqit.

Fillimisht vendasit shënuan me Alban Shillovën ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga Hazrollaj e Tolaj. Për Ferizajn shënoi Gentrit halili në të 89′.

Ndeshja Trepçia’89- Ballkani u shty për shkak se ekipi kampion do të luajë nesër në Prishtinë ndaj Shkupit për play off të Conference League.

Drenica- Gjilani 0-0

Malisheva- Ferizaj

Trepçia’89- Ballkani e shtyrë/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!