Tirana falenderon Seferin…

Sulmuesi 25 vjeçar Taulant Seferi iu bashkua Vorlska Poltavës në kampionatin ukrainas ndërsa sot klubi bardheblu ka dalë me një postim duke falenderuar ish sulmuesin bardheblu.

Postimi i klubit bardheblu:

“Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!