Nesër në Kiev/ Shahtjor Donjetsk-Metalist Krakiv hap kampionatin e luftës

Në Ukrainën e sulmuar ushtarakisht nga Rusia që në 24 shkurt, ka pushuar së rrotulluari topi i futbollit. Nesër në 23 gusht nis sezoni i ri

Ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadim Gutzeit deklaroi një muaj më parë se kampionati i vendit të sulmuar do të rifillojë më 23 gusht. Sipas tij ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë. Nëse do të të ketë sinjal për alarm, ndeshja ndërpritet dhe futbollistët dhe gjyqtraët i drejtohen vend strehimëve.

Ai deklaroi: “Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë”.

Rajonet e identifikuara për të luajtur ndeshje janë ato të Lvivit, Kievit, Transkarpatias dhe Ternopilit. Por në rast alarmi për sulm ajror? E thjeshtë, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët e stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në vendet e strehimit”, tha ministri.

Ndërkohë nesër në territorin e Ukrainës pranë kufirit me Republiken Çeke do të zhvillohet dueli Zoria- Volska Poltava me të cilin janë bashkuar futbollistët Enur Totre dhe së fundi Taulant Seferi.

Shahtjor Donjetsk pret në Kiev Metalist ndërsa po në Kiev takimi Çernomorets- Veres Rivne. Takimi Kolos Kovalivka-Krybvas Kl zhvillohet në Kaovalivka./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!