Starton kampionati, “deja vu” për Kukësi-Tirana

Abissnet Superiore, java e parë e 2022/23. Kukësi-Tirana sot në 17:00 në “Kukës Arena”.

“Kukës Arena” merr vëmendje maksimale sot. Në qytetin verilindor të Shqipërisë, me start orën 17:00, do të marrë udhë edicioni i 84 kombëtar i futbollit. Kukësi-Tirana përpos rëndësisë së pikëve, pritet të shërbejë dhe si ‘kartolinë’ e një edicioni të gjatë i cili në dukje pritet të jetë mjaft i ekuilibruar.

Do të ketë një ceremoni të thjeshtë me organizatorët e FSHF-së dhe të klubit pritës. Ky takim i është besuar ndërkombëtarit Enea Jorgji.

Kukësi:

Ka zhvilluar fazën përgatitore në Bolu të Turqisë dhe testin e fundit në tokën turke e luajtur me Istanbulspor (humbi 1-0). Në kampionat, takimin e fundit zyrtar e ka pikërisht me Tiranën teksa javën e 36-të fitoi 2-3 në kryeqytet.

Kontigjenti në dispozicion të Skënder Gegës të rikthyer si trajner, i gjithi për tu verifikuar. Ndeshja e sotme ndaj kampionës në fuqi duket se do të japë më shumë të “dhëna” për afrimet Tarik Isiç, Tiago Ferriera, Jakup Berisha etj. Ylli i skuadrës pritet të jetë Gjelbrim Taipi.

Tirana:

Luajti miqësoren e fundit gjatë trajnimit në Turqi me një gjigand si Fenerbahçe (u mund 4-0) e më pas aventura europiane në turet e Ligës së Kampionëve dhe turin e dytë në Conference League. Prezantim i dobët, katër takime, katër humbje.

Në grupin aktual gjënden ende disa futbollistë për të cilët është thënë se janë në ikje. Sot, me gjasë do të debutojë blerja e verës Sherif Kallaku.

Me merkaton e hapur deri në 31 gusht, bardheblutë mund të ecin ende me ndonjë lëvizje. I fundit afrimi i Patrik Robson për sulmin. Redon Xhixha konsiderohet si futbollisti më i duartrokitur. Në europë shënoi dy gola. Janë kampionë në fuqi. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!