Kolela: Partizanin e gjeta me moral të ulur, ndeshja e parë…

Partizani luan nesër ndeshjen e parë të sezonit në “Elbasan Arena” përballë Egnatias me start në 19:30. Të kuqtë do të debutojnë me trajnerin e ri Xhovani Kolela. Tekniku italian ka folur sot në konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen e nesërme dhe situatën në kampin e kuq.

Kolela:

Sa e njihni Egnatian?– “Egnatian e njohim mjaft mirë. Kemi dërguar njerëzit tanë për ta parë. Dhe si Egnatia do t’i përgatisim të gjitha ndeshjet në vijim. Kemi njohuri sa i përket kundërshtarit.”

Do të ketë mungesa?- “Situata është shumë e mirë. Nuk kemi asnjë të dëmtuar. Mund të përmirësohemi dhe më shumë.”

Sa gati janë Da Silva dhe Mensah? “Sigurisht është që nuk do të kenë shumë minuta në këmbë, por gjendja e tyre është mjaft pozitive.”

Prisni afrime të tjera në merkato?- “Sigurisht që në skuadër do të afrohet një mbrojtës qendre dhe nuk do të ketë tjetër.”

Si e gjetët skuadrën e Partizanit?– “Kam gjetur një skuadër jo me entuziazmin që duhet të ketë, por është një skuadër shumë e mirë. Sigurisht pra, nëse do të kishte moral, unë nuk do të isha këtu, por do të vazhdonte trajneri i mëparshëm.”

Mendoni që të arrini objektivat me këtë skuadër? -“Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektiv. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe në fund do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti ynë.”

Do ndryshojë formacioni në krahasim me miqësoren ndaj Teutës?-“Diçka mund të ndryshojmë. Deri të shtunën lojtarët nuk e dinë formacionin dhe përderisa nuk e dinë lojtarët nuk preferoj ta zbuloj, në sensin dua që të parët të jenë ata që ta marrin vesh formacionin.”

Partizani nuk fiton ndeshjen hapëse në kampipnat prej gjashtë ndeshjes radhazi. Si ndikon?- “Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime të fitojë gjithmonë.”

Sulmi i plotësuar? -“E shikoj të plotësuar repartin e sulmit. Siç ju thashë dhe më parë, i fundit që kërkojë është një mbrojtës qendre. Nëse nuk do të ketë lëvizje të tjera mund ta konsiderojë të mbyllur merkaton.”

Cila skuadër do të jetë rivale e Partizanit?-“Mendoj që në këtë sezon kampionati shqiptar do të jetë më i ekuilibruar se në sezonet e kaluara. Ndoshta në letër Tirana mund të jetë diçka më shumë. Por mendoj që kampionati do të jetë shumë i ekuilibruar. Dhe ne jemi në garë njësojë si të tjerët dhe do ta provojmë deri në fund.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!