Kruja: Preçi ishte një zë i veçantë

U tërhoq nga pozicioni i komentatorit sportiv, flet drejtuesja e emisonit ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’: “Preçi kishte një stil të veçantë komentimi, etalon për brezat”.

Të martën e 16 gushtit 2022, gazetari dhe komentatori sportiv Rrok Preçi festoi 80 vjetorin e lindjes. Në një lokal në kryeqyet, përpos familjarëve, ai mblodhi miqtë, kolegët dhe disa autoritete të jetës publike të fushave të ndryshme.

Në këtë jubile lindjeje, njeriu i cili nga viti 1986 nisi trasmetimin në mikrofonin e Radio Tiranës për; ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’, deklaroi publikisht se ndërpret angazhimin e mëtejshëm.

Ndërkaq në këtë aktivitet i cili mori përmasat e një “Eventi Special”, asistuan edhe drejtuesit e Radio Tiranës të cilët mbulojnë ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’ dhe ‘Rubrika Sportive’.

Ata ishin drejtuesja e emisonëve sportive në RTSH, gazetarja dhe moderatorja Erga Kruja (Kenga) si dhe Redaktori Përgjegjës, gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani.

I pyetur nga ‘Sportiim.al’ lidhur me ‘divorcin’ e komentatorit, ‘shefja numër një’ e mikrofonit radiofonik për futbollin, njëherazi dhe një gazetare e ‘jashtme’ e portalit në fjalë, tha se ndihet e befasuar nga ky vendim i papritur i Preçit.

Kruja:

“Mësova vetëm pak para fillimit të kampionatit të ri se Rrok Preçi do të tërhiqej. Pozicioni ynë dhe angazhimi paraprak për ti paraprirë punës me radiokronistët sportivë, zbuloi se njëri nga zërat e veçantë sportivë, nuk do të nënshkruante kontratën paraprake (Radio Tirana në çdo start të sezonit të ri sportiv nënshkruan kontrata bashkëpunimi me komnetatorët sportiv. Shënim i redaktorit).

Realisht kontributi i Preçit ka figuruar i jashtëzakonshëm. Gjithnjë i disponueshëm. Çdo kërkese i është përgjigjur me pozitivitet duke hedhur pas shpine vështirësitë. Sot kuptoj qartë se nga skuadra jonë e cila ka një mision të jashtëzakonshëm informimi sportiv, na largohet zëri i veçantë, i pastër e kumbues. Një etalon i mirëfilltë për brezat”, tha Kruja ndërsa gjatë eventit së bashku me Methasanin i dorzuan (privatisht) një “Mikrofon të Artë” Rrok Preçit./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!