Vllaznia fiton testin, gati për kampionatin e ri
Vllaznia teksa prej ditësh ushtrohet në juglindje, ka fituar miqësoren e fundit para startit të kampionatit të 84-ët Kombëtar të futbollit. Përballë Skënderbeut në Korçë, shkodranët fituan 2-3 një sfidë mjaft të luftuar nga të dyja skuadrat.
Vlonjati Ardit Hoxhaj shënoi dy herë radhazi për kuqeblutë, në minutat 32′-të dhe të 52′-të. me kalimin e minutave ndërsa shkodranët ulën disi ritmin, Skënderbeu barazoi shifrat me golat e Liços dhe Beçkës. E gjitha ngaju në 4 minuta. Megjithatë skuadra e Josës gjen golin e tretë ndaj ish skuadrës së tij (si trajner) me golin e Mehdi Çobaës në të 88′.
Ndërkaq, Mirel Josa hodhi në fushë formacionin që pritet të jetë titullar edhe në kampionat për të testuar skuadrën para përballjes me Erzenin të shtunën e ardhshme në ‘Niko Dovana’. /S. Gjidija/
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Ruçi, Frashëri, Rapa, Prençi, Zguro, Ali, Liço, Pecani, Pusi, Lika, Abubakar.Tr: Migen Memelli
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj. Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Latifi, Vulaj, Hoxhaj. Tr: Mirel Josa