Leverkusën befasohet nga Augsburg, Hofenhem përmbys…

Luhet java e dytë e Bundesligës gjermane. Kanë përfunduar 5 nga 6 ndeshjet e progamuara për ditën e sotme. Shumë gola dhe 3 barazime në rezultatet e deritanishme.

Pas humbjes së thellë përballë Bajernit javën e parë dhe disfatës në Superkupën e Europës, Eintraht Frankfurt nuk gjen dot rrugën e fitores. Përballë Hertës së Berlinit, “Shqiponjat” morën thjesht një barazim 1-1 dhe pikën e parë në kampionat.

Edhe Lajpcig është mjaftuar me një barazim ndaj Këlnit. “Red Bull” ishin shumë pranë fitores deri në momentin që Gvardiol shënon autogolin e baraspeshës. Gjatë gjithë pjesës së dytë, Lajpcig luajti me një lojtar më pak.

Në përballjet e tjera, Bajer Leverkusen u ndal në shtëpi nga Ausburg teksa u mposht minimalisht 2-1. Hofenhaim triumfoi 3-2 ndaj Bohum, ndërsa Verder Bremen barazon në frymën e fundit përballë Shtutgart./Sportiim.al/

Rezultatet e javës së dytë Bundeligë:

Herta Berlin – Eintraht Frankfurt 1-1
Lajpcig – Këln 2-2
Bajer Leverkusen – Augsburg 1-2
Hofenhaim – Bohum 3-2
Verder Bremen – Shtutgart 2-2
Shalke 04 – Borusia Mynshengladbah 18:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!