Verner rikthehet te Red Bull…

Timo Verner pas aventurën te Çelsi, rikthehet në Bundesligë.

Timo Verner konfirmoi këtë pasdite largimin nga skuadra e Çelsit teksa nuk ka vonuar zyrtarizimi i tij te gjermanët e Lajpcig, aty ku rikthehet për të dytën herë.

Sulmuesi largohet nga gjigantët anglezë me 10 gola të shënuar në 56 ndeshje. 26-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Lajpcig me të cilët ka luajtur për 4 sezone (2016-2020).

Me largimin e Verner nga Çelsi, Armando Broja do të ketë më shumë hapësira për t’u aktivizuar. Paçka se drejtuesit konfirmuan sot se do kërkojnë një sulmues të ri./S.Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!