Egnatia zyrtarizon Malotën

Egnatia “godet” sërish në merkato. Prezantohet Renato Malota

Pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Laçit, Renato Malota nuk mbetet për shumë kohë një lojtar i lirë. Pak ditë pas lamtumirës me bardhezinjtë, mbrojtësi lezhjan zyrtarizohet tek Egnatia, aty ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

33-vjeçari ka firmosur për dy vitet pasuese me rrogozhinasit të cilët po hedhin themelet e një skuadre me objektiva të mëdha për kampionatin e ri.

Malota e ka nisur te Besëlidhja futbollin profesional dhe më pas ka qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar me skuadra si Partizani, Dinamo, Kukësi, Vllaznia dhe së fundmi Laçi.

Tek Egnatia, Malota nuk do të gjejë një mjedis fare të panjohur pasi do të ribashkohet me lojtarë me të cilët ka luajtur vitet e fundit te skuadra e Laçit, si Musta apo Sherri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!