Dhunë pas ndeshjes, tifozë të Kremonezes në spital

Tifozët e Kremonezes sipas ‘Sportmediaset’ u sulmuan me shqelma e grushta pas kthimit nga ndeshja për Kupën e Italisë.

Ndeshja me Ternanën u luajt në Ferrara aty ku skuadra e promovuar në Seria A (Kremoneze) ia doli të fitonte 3-2. Sulmi sipas autoriteteve ndodhi rreth orës dy të mengjesit.

Gjashtë të rinj, djem dhe vajza, zbritën nga autobusi dhe u përballën me një grup që ndoshta i kishte ndjekur nga dalja e autostradës.

Dhuna duket se lidhej me rivalitetin e futbollit, megjithëse ende nuk është e qartë se cilët janë dhunuesit. Dy tifozë të Kremonezes u plagosën dhe njëri kishte nevojë për shtrimin në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!