Belica mbyll me Partizanin

*Mbrojtësi 31 vjeçar mbyll aventurën me të kuqtë, pas afro 5 viteve.
Mbrojtësi strugan Egzon Belica largohet nga Partizani pas afro 5 viteve si i kuq. Furtuna që ka përfshirë klubin kryeqytetas ndërsa po sot largoi trajnerin Dritan Mehmeti, ka përfshirë edhe mbrojtësin e dalluar për disa vite në Superiore.
Duke qenë se mes mbrojtësit dhe klubit kishte disa ditë që nuk po gjendej gjuha e përbashkët me ‘rinovimin’, palët sot i kanë dhënë duart njëri tjetrit.
Ndërkaq ish numri 2 i Partizanit fitoi titullin kampion tre sezone më parë pikërisht me skuadrën që sot përshendetet për herë të fundit si futbollist.