Vllaznia në juglindje, një sulmues dhe një …miqësore

Vllaznia gjën strehë në Pogradec. Ndër të paktat skuadra të elitës shqiptare që nuk preferoi deri tani klimën e juglindjes së vendit, më në fund është spostuar për të kryer ‘rifiniturën’ e funit para se skuadra të nisë me edicionin e 84-ët futbollistik.

Largimi nga Europa dhe disa ditë ‘seleksionimi’ në Shkodër ishin të fundit që u regjistruan në axhendën e kuqebluve të cilët drejtohen nga Mirel Josa.

Me merkaton ende të hapur stafi teknik ka kërkuar publikisht një lojtar ofensiv por dhe një mesfushor i cilësisë së lartë do të ishin të mirëpritur. Vllaznia pritet të qëndrojë një javë në Pogradec me idenë që veç përgatitjeve, të realizojë edhe ndonjë miqësore.

Java e parë (20 gusht0 i ka rezervuar shkodranëve transfertën me Erzenin. takim që do të luhet në ‘Niko Dovana’/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!