Bundesliga, gola për të “tërë”

Bundesliga nis me marsh të lartë, 19 gola në 5 ndeshje.
E hapi me goleadë Bajreni i Mynihut të premtën ndërsa sot në javën e parë të kampionatit elitar gjerman pesë përballjet e orës 15:30 rezervuan një lumë golash dhe vetëm një barazim.
Frajburgu nuk e diskuton fitoren me Augsburgun teksa është treguar i pamëshirshëm ndaj këtij të fundit duke i realizuar plot 4 herë.
Në shifrat 3-1 kanë fituar Borusia Mynshengladbah dhe Union Berlin përkatësisht përballë Hofenheimit dhe Hertës së Berlinit. Madje në derbin e Berlinit, skuadra e Herthes shënoi në fund duke evituar humbjen e rëndë.
Një fitore minimale në shifrat 2-1 ka marrë edhe Mainz ndaj Bohum ndërsa Verder Bremën e mbyll me një barazim në fushën e Volfsburg.
Në 18:30 luhet dhe sfida e fundit për ditën e sotme mes Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkusen.
Shifrat e javës së parë:
Union Berlin- Hertha 3-1
Gladbah- Hofenheim 3-1
Volfsburg- Verder Bremen 2-2
Bokum- Mainz 1-2
Augsburg- Frajbeug 0-4
Dortmund- Leverkusen 1-0