Broja gjën ‘Çelsin’, Dortmund nis me tri pikë

Borusia Dortmund – Bajer Leverkusen 1-0

Është mbyllur dhe ndeshja e fundit e Bundesligës gjermane për ditën e sotme. Mjafton 1 gol ndërsa Dortmund merr 3-pikët e para të sezonit përballë Bajer Leverkusen.

Ishte Marko Rojs teksa shënon që në minutën e 10′-të duke kaluar në avantazh Dortmundin i cili e ruan epërsinë numerike deri në bilbilin e fundit.

Për Bajer Leverkusen, si të mos mjaftonte humbja, ka të ndëshkuar dhe me të kuq në fund të sfidës. Radeki do të mungojë sfidën e ardhshme ndaj Augsburgut.

Nesër mbyllet java e parë e Bundesligës me sfidat Shtutgart – Lajpcig dhe Këln- Shalke.

Çelsi e nis me fitore, ka minuta edhe për Armando Brojën

Everton – Çelsi 0 – 1

Çelsi ka marrë një fitore të vështirë përballë Evertonit e cila rezultoi një kockë e fortë për skuadrën e Tuhel.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Zhorzhinjo me anë të një 11-metërshi të fituar në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë.

Minuta e 75′-të do të hedhë në fushë edhe sulmuesin e kombëtares kuqezi, Armando Brojën, i cili rikthehet te skuadra londineze që nga 2020-ta teksa asokohe luajti për 4 minuta. Sulmuesi ishte mjaft aktiv në majën e sulmit gjatë minutave të mbetura.

Fitorja i takon Çelsit por dhe loja e zhvilluar nga Everton është një tregues pozitiv për atë çfarë ekipi mund të bëjë në vazhdimësi.

Premier sapo ka startuar dhe Frenki Lamprad me të shkuar si futbollist dhe trajner te Çelsi, pritet ti japë impulse të tjera Evertonit si teknik.(Foto Twitter)./Përgatiti; S. Gjidija, Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!