Prolog/ Bundesliga nuk ndyshon kurs, Bajern spektakolar

Bundesliga java e parë: Eintraht- Bajern Mynih 1-6
Nisi siç dhe pritej. Me goleadë e spektakël. Takimi i parë i Bundesligës luajtur këtë mbrëmje mes Frankfurtit dhe Bajernit të Mynihut, ka përfunduar në shifra tenistikë 1-6. Kompozimi i Bajrenit të ri për notën 10-të…
Në gol dy herë Musiala për të cilin në Gjermani vendosin ‘bast’ se është lojtari i së ardhmes së Kombëtares së Hansi Flik.
Por dhe Sadio Mane i ardhur nga Liverpul debuton me gol në Bundesligë. Për Eintrahtin kampion i Europa League (luan në 10 gusht në Finlandë me Realin për Superkupën e Europës), fare pak.
Golat:
Ka gola për të gjithë lojtarët bavarezë në këtë sfidë duke filluar nga Kimish (5′), Pavard (11′), Mane (29′), Musiala (35′) (83′) dhe Gnabri (43′). Goli i nderit për Frankfurtin shënohet nga Muani në minutën e 64′-të.
Ndërkohë java vijon nesër që si zakonisht nis në 15:30./Sara Gjidija, Sportiim.al/