Bekaj i bashkohet Grezdës dhe Domgjonit te Manisa

Mediat kosovare sportive raportojnë se portieri i Tiranës Visar Bekaj, ka nënshkruar në Turqi me klubin FK Manisa i cili militon në Ligën e Parë turke.
Sipas tyre 25 vjeçari ka arritur të konkretizojë marrëveshjen për shumën e 180 mijë eurove.
Po me këtë skuadër të nivelit të dytë në Turqi, kanë nëshkruar (27 korrik 2022) edhe futbollistët Eros Grezda dhe David Domgjoni.

Ish mbrojtësi i Tiranës, Laçit në Shqipëri ka provuar të luajë në të kaluarën në kampionatin turk me Menemenspor ndërsa Grezda vjen nga Shibenik i Kroacisë.
Ndërkaq, pritet zyrtarizimi nga klubi pritës por dhe nga Tirana me të cilën portieri i Kosovës luajti për dy sezone./Sportiim.al/