Arsenal kandidat i fortë, në Ligue 1 debuton Laçi

Premier League: Kristal Palasë – Arsenal 0-2

Ka startuar sot kampionati më spektkolar në Europë. Me Kristal Palasë- Arsenal luajtur në Londër, Premier League i dha udhë edicionit të ri 2022/23.

Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Premier League. “Topçinjtë” e Londrës fituan 2-0 përballë Kristal Palasë me Granit Xhakën nga minuta e parë në fushë dhe brazilianin Zhezus, afrimin e kësaj merkatoje.

Goli i shënuar nga braziliani Martineli pas një goditjeje nga këndi në minutën e 20′-të të takimit i dha avantazhin Arsenalit. Asgjë nuk ndryshon deri në minutën e 85′-të kur rezultati dyfishohet pas një autogoli të shkaktuar nga Guehi që vulos përfundimisht fitoren e skuadrës së Mikel Artetës.

Lion – Azhaksio 2-1

Në Francë në këtë start të sezonit të ri, nuk ka surpriza. Lion fiton minimalisht (2-1) ndaj skuadrës së sapongjitur në Ligue 1, Azhaksio.

3 gola, 2 penallti dhe 2 kartonë të kuq ishte bilanci në sfidën hapëse të kampionatit francez. Për tu evidentuar debutimi i mesfushorit dibran kuqezi Qazim Laçi i cili u hodh në fushë në minutën e 89′-të për Azhaksio.

/Përgatitit; S Gjidiaj/Foto: Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!