PSG fiton Superkupën, Mesi e Ramos magjepsin si në rini

Mesi (22′), Nejmar (45+5′) (82′) dhe Ramos (57′) shënuan në finalen e sotme për t’i dhënë fitoren PSG-së ndaj përballë Nantë. Kristof Galtie, trofeu i parë. 

Në Tel Aviv të Izraelit, PSG dhe Nantë diskutuan Superkupën e Frances 2022. Shifrat 4-0 për kampionët e Ligue 1, nuk lënë vend për diskutim por ajo që ‘ha’ një të tillë lidhet me faktin se në gol shkuan Lionel Mesi, Serxhio Ramos dhe dy herë Nejmar.

Argjentinasi, njeriu i ndeshjes duke sjellë para publikut izrealit atë magjistarin e dikurshëm te Barcelona. Fjalë mjaft të mira dhe për Ramos i cili arrin të shënojë me thembër.

Një perlë e Nejmar nga goditja standarte e më pas një penallti e fituar dhe shndërruar nga vetë ai, fiksuan shifrat 4-0. Trofeu i parë për trajnerin e PSG kristof gatlie. Kampionati francez nis më 5 gusht./Sara Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!