Anglia kampione Europe

Anglia shkruan historinë, shpallet kampione Europe ndërsa në finalen e ‘Wembley’-t ka kaluar 2-1 (pas kohës shtesë) Gjermaninë

Femra/ Finale ‘Euro 2022’ në Wembley: Angli- Gjermani 2-1

Anglia kurorëzohet në shtëpi si “mbretëresha” e Europës për herë të parë në histori. Në mitikun e Londrës, Angli- Gjermani një duel i denjë për 120 minuta. Grintë sportive, 3 gola në 120 minuta, festë në fushë e tribuna dhe në fund triumfi për të zotët e shtëpisë.

Pas 1-1 në 90 minuta të rregullta, në shtesë, u vendos dhe fati i kësaj finaljeje e cila u mbyll 2-1 për skuadrën e drejtuar nga holandezja Sarina Viegman-Glotzbaç.

Goli i parë u shënua nga Tun për Anglinë në minutën e 62′-të dhe disa minuta më vonë Gjermania gjen golin e barazimit me Magul duke dërguar ndeshjen në shtesë.

Është Kelli që i jep trofeun Anglisë vetëm 10 minuta para përfundimit të shtesave duke i mohuar Gjermanisë titullin e nëntë dhe duke shkruar historinë për skuadrën e saj që me grintën dhe ambicien e treguar gjatë lojës, mori në fund atë që meritonte.

Një fakt domëthënës edhe rekordi i shikushmërisë në stadium. Kompetentët raportojnë për 87 192 të pranishëm./Sara Gjidija, Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!