Angli-Gjermani, prag-finale ‘Euro 2022

Finalja e madhe nis vetëm pas pak minutash, në 18:00.

“Luaneshat” e Anglisë shumë pranë shkrimit të historisë teksa përballen me Gjermaninë në finalen e Kampionatit Europian të femrave në “Wembley”.

Fitorja do të nënkuptonte trofeun e parë të madh për ekipin e femrave të Anglisë dhe nderimi i parë i futbollit për kombin që nga viti 1966 kur Kupa e Botës u fitua nga ekipi i meshkujve.

Nga ana tjetër qëndron Gjermania e cila e ka ngritur 8 herë këtë trofe dhe do tentojë ta bëjë për të nëntën.

Hera e fundit që janë përballur këto dy skuadra ishte finalja e EURO 2009 e cila përfundoi me fitoren e Gjermanisë 6-2.

Formacionet zyrtare:

Angli: Erps, Bronz, Brajt, Uilliamson, Dejlli, Stenuej, Uallsh, Med, Kirbi, Hemp, Uajt

Gjermani: Froms, Guin, Hendrik, Hegering, Rauh, Magul, Oberdorf, Debritz, Huth, Pop, Brend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!