‘Euro 2022’ Femra/ Gjermania në finale, e pret Anglia

‘Euro 2022’ Femra/ Gjermania në finale për titullin e nëntë

Gjermania ka kaluar Francën dhe i bashkohet Anglisë në finalen e madhe të ‘Euro 2022’.

Fitorja me vetëm një gol diferencë në shifrat 2-1 dërgon gjermanet në fazën e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë për femra.

Gjermania zhbllokon sfidën e para në minutën e 40′-të me golin e shënuar nga Pop, heroina e kësaj ndeshje, dhe janë sërish gjermanet ato që shënojnë 5 minuta më pas por në portën e gabuar. Froms shënon autogol dhe i dhuron Francës barazimin deri në minutën e 76′-të kur Pop vulos sfidën dhe dërgon Gjermaninë në finale.

Tashmë janë zbuluar të dyja skuadrat finaliste. Anglia dhe Gjermania përballë njëra-tjetrës; e para për të siguruar titullin për herë të parë në këtë kompeticion dhe këto të fundit për ta rimarrë atë për të nëntën herë. Sfida finale zhvillohet të dielën e 31 korrikut në “Wembley” të Anglisë duke nisur nga ora 21:00. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!