Kukësi në Bolu, Partizani në Pogradec
Kukësi udhëtoi dje në Bolu të Stambollit për një fazë efikase ngarkesash. Me grupin e trajnerit Skënder Gega një listë prej 20 futbollistësh. Sipas njoftimit të klubit në rrjete skuadra në intervalin përgatitor do të zhvillojë dhe 3 teste. Më pas kthimi për të startuar me kampionatin e 84.
Postimi i Kukësit:
“Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim. Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.
Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në “Kukës Arena”.”
Ndërkohë sipas të gjitha gjasave Partizani pas seleksionimëve dhe seancave të fundit në kompleksin e tij në Tufinë do të udhëtojë drejt juglindjes për të vijuar me përgatitjet sezonale. Ndonjë miqësore më shumë për të kuqtë…/Sportiim.al/