Verstapen afrohet me titullin

‘Çmimi i Madh’ i Francës në Formula 1, shkon për pilotin e Red Bull, Maks Verstapen. Fitorja e 7 sezonale.

Në pistën e Francës në xhiron e 18-të Sharls Leklerk i nisur nga vendi i parë del nga pista duke mbyllur garën e hapur rrugën jeshile kryesuesit të Botërorit Maks Verstapen të afrohet më tej me titullin e dytë personal.

Që nga ai moment, holandezi pati gjithë garën në kontroll pasi si Hamilton i dyti dhe pilotët e tjerë si Perez apo Rasëll nuk arritën të rivalizonin.

Sakaq, Karlos Sainz i Ferrarit nisur nga fundi në një moment të garës u fut në valle për zonën e podiumit por më pas i penalizuar me 5 sekonda penalitet, u spostua jashtë podit.

E pafalshme për Serxhio Perez teksa në fund (pas lëshimit të gazit) parakalohet nga Xhorxh Rasëll. Mbyll i katërti përpara Karlos Sainz.

Kryeson Verstapen i Red Bull me 233 pikë. Ndjek Leklerk me 170. /Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!