Partizani, nis epoka “kampionat”

Në prag të kampionatit të 84-ët elitar, skuadra e parë e Superiores që u eleminua nga kompeticionet e Europës së këtij sezoni, Partizani, i është rikthyer fushave të gjelbërta për të bërë gati grupin konkurues.

Sikundër raportohet nga vetë klubi në një postim-viedo në rrjete, duket qartë se Dritan Mehmeti pas rikonfirmimit nga presidenti Gazmend Demi, e ka ndarë mendjen për ti ingranuar lojtarët e kuq në veprime të ndryshme.

Sakaq në ‘Kompleksin Sportiv Partizani’ në Tufinë, i vetmi shqetësim për stafin teknik ishte situata e Masnaga Matondos. Mesfushori për shkak të një shqetësimi muskulor u stervit i vetmuar.

Me grupin e Partizanit është bashkuar edhe blerja më e re sllovaku Jozef Menish. Të afruarit e verës deri tani janë: Aristoteles Romero, Bruno Telushi, Engjëll Hoti, Matej Cvetanoski, Bekim Rexhepi, David Atanaskoski si dhe mbrojtësi sllovak Jozef Menish./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!