Peterman nis testin te Laçi
Shqipërohet Nikita por emri i tij është Mykyta Peterman. Vjen nga Ukraina, 23 vjeç dhe po zbret këto çaste në fushë në Laç (18:30) për tu testuar me grupin e futbollistëve që stërviten nga Shpëtim Duro.
Me rolin mesfushor, futbollisti që për disa edicione ka mbajtur veshur fanellën e Mariupol në Ukrainë, provoi sezonin e kaluar në Poloni me Zaglebie Sosnouweic.
Po jo vetëm kaq. Te Laçi ka dhënë fjalën se do zbarkojë të hënën në Rinas dhe një super lojtar. Emri nuk bëhët publik pasi te kurbinasit i druhen devijimit të destinacionit…
Gjithësesi, kryesore për klubin që po garon me dinjitet në Conference League fakti që po tentohet të riformatohen vendet ku ata mendojnë se duhen përforcuar.
Të dhënat sipas Trasfermarkt