Leklerk niset i pari, ndjekin dy ‘Red Bull’-at

Në provat zyrtare të ditës së sotme në ‘Paul Ricard’ të Francës, Shalrs Leklerk arrin ‘pole position’ numër 7-të sezonal.
E gjitha me një kontribut të çmuar nga shoku i tij i skuadrës Karlos Sainz i cili për shkak të ndërrimit të motorit do ta nisë garën e nesërme nga vendi i fundit.
Pas monegaskut niset, kampioni në fuqi dhe udhëheqësi i Botërorit Maks Verstapen me Red Bull.
Nga rreshti i dytë, Serxhio Perez po me Red Bull dhe i katërti 7 herë kampioni në F 1, Luis Hamilton me Mercedes.
Gara numër 12 e këtij Botërori për Çmimin e Madh të Francës nis në orën 15:00. Kryeson Maks Verstapem me 208 pikë. Ndjek Leklerk me 170. /Sportiim.al/
Grafikisht, radha e nisjes: