‘Uniforma Ime’ shkon në Korçë, Nuriu: Projekt madhor për fëmijët

Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar me prezantimin e projektit “Uniforma Ime” në qytetin e Korçës. Ashtu sikurse në çdo qytet tjetër ku është lançuar tashmë ky projekt, prezentë kanë qenë shumë prindër e fëmijë, të cilët janë përfituesit direktë të këtij projekti, që do të marrin falas nga muaji shtator bazën materiale falas.

Të gjithë fëmijët që luajnë futboll, nga mosha U-7 në moshën U-19 do të përfitojnë një set veshjesh që në uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes. I gjithë ky projekt kaq i madh, që ka si qëllim zhvillimin e futbollit të fëmijëve do të kushtojë 1 milionë euro dhe do të mbulohet totalisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për të prezantuar projektin “Uniforma Ime” në Korçë ishte i pranishëm vetë Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ky projekt ka si qëllim të ndihmojë të gjithë fëmijët dhe i uroi të jenë sa më pranë fushave të futbollit.

Projekti “Uniforma Ime’’ i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit 1 milionë euro. Ky projekt është për të gjithë fëmijët nga mosha U-7 në moshën U-19 dhe krah projektit “100 Fusha“, ky projekt ndihmon të gjithë fëmijët që të luajnë futboll dhe ata që kanë mundësi, por edhe ata që nuk kanë mundësi. I uroj të gjithë fëmijët të rriten të shëndetshëm, të mësojnë futboll dhe nesër t’i shikojmë sa pranë futbollit”– tha në fjalën e tij Zv.Presidenti Nuriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!