Gega kalon në finale të Botërorit…

Luiza Gega e jashtëzakonëshme në Kupën e Botës që po mbahet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kualifikohet në finale.

Luiza Gega sillet sërish si kampione. Në baterinë e saj në garat që po zhvillohen në Amerikë, sportistja që mori medalje të Artë para pak ditëve në Lojrat Mesdhetare, arrin të kualifikohet për në finalen e garës së 3 000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare doli në vendin e tretë në baterinë e dytë me kohën 9’14”91, vetëm 62 të qindat larg rekordit kombëtar. Finalja e kësaj gare do të zhvillohet në orën 04:45 të 21 korrikut me orën shqiptare (enjte). /Sportiim.al/

KOKSH shkruan:

“Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e atletikës. Sportistja jonë doli e treta në baterinë 2 të kualifikueseve duke shënuar kohën 9:14.91, duke kaluar automatikisht në finalen e madhe. Gara e shqiptares ka qenë e shkëlqyer, duke qenë gjithmonë në tre vendet e para gjatë gjithë garës në baterinë e saj.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!