‘Uniforma Ime’ në Shkodër, Dervishaj: Nxisim fëmijët të luajnë futboll

Qyteti i Shkodrës ka qenë destinacioni tjetër i Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka lançuar projektin madhor dhe mjaft ambicioz “Uniforma ime” që parashikon dhënien falas të një seti me bazë materiale për çdo fëmijë në Shqipëri që luan futboll, që nga mosha U-7 në moshën U-19.

Të pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm për shkodranët në veçanti, por për të gjithë qytetarët shqiptarë që përfitojnë nga ky projekt ishin të pranishëm Zv.Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, përfaqësues të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, drejtues akademish, trajnerë, si dhe prindër e fëmijë të vegjël që luajnë futboll.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Z. Arben Dervishaj lançoi për të gjithë qytetarët e Shkodrës projektin “Uniforma ime”, shumë i madh dhe mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, duke nisur nga baza që janë fëmijët.

Ndër të tjera, zv.presidenti i FSHF-së foli edhe me shifra konkrete se sa do të kushtojë ky projet në harkun kohor të një viti, ndërsa theksoi se çdo fëmijë që luan futboll do të pajiset falas me një uniformë loje, uniformë stërvitjeje, komplet tutash dhe fëshe kundra shiut për stërvitje së bashku edhe me çantën e stërvitjes. Po lançojmë një projekt shumë të rëndësishëm “Uniforma ime”. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, në muajin shtator, asnjë fëmijë që luan futboll në Shqipëri nuk do të ketë nevojë të blejë uniformën, por do t’i marrë falas nga ky projekt i FSHF-së. Çantën, uniformën e lojës, uniformën e stërvitjes si dhe uniformat e përfaqësimit çdo fëmijë që luan futboll në Shqipëri do t’i ketë falas. Ka qenë kërkesë e komunitetit të futbollit dhe Federata pasi rishikoi të gjitha buxhetet, i ka kushtuar një buxhet, minimum 1 milion euro për të gjithë fëmijët që luajnë futboll në Shqipëri. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 15 mijë shqiptarë, aq sa është edhe numri i fëmijëve që luajnë futboll sot, por në të ardhmen, shpresojmë që ky buxhet do të rritet sepse në strategjinë e saj, Federata ka si synim dyfishimin e futbollistëve të rinj brenda një periudhe 4-vjeçare dhe shpresojmë se ky projekt do t’i nxisë fëmijët që të vijnë dhe të luajnë në këtë lojë kaq të bukur”, – tha Dervishaj në fjalën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!