Kukësi stërvitet për festë

Ka nisur përgatitjet por dhe ka riformatuar grupin. Kukësi i teknikut Skënder Gega sot u stërvit në ‘Football Repubic’ ndërsa nesër e diel 10 korrik, skuadra do të jetë pushim.
Kukësi ka njoftuar në Facebook:
“Ekipi ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra me në krye trajnerin Skënder Gega ka zbritur në fushë duke zhvilluar seancën e radhës stërvitore, e cila edhe mbyll javën e parë të përgatitjeve.
E diela është lënë pushim nga stafi teknik ndërkohë qe skuadra rikthehet në fushë ditën e hënë. Gjatë javës së ardhshme, ekipi do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore”,shkruan Kukësi